Profil

Shoqëria jonë e ka qendrën në Prevezë, aty ku kryqëzohen gjiri i Ambrakisë dhe deti Jon, zona me aktivitet të theksuar peshkimi. Aktivizimi ynë me rrjetat e peshkimit profesional filloi në vitet 1950, dhe sot duke arritur tashmë në brezin e tretë, vazhdojmë të specializohemi, duke ofruar mjete të standarteve të larta për nevojat kërkuese bashkëkohore të peshkatarëve profesionalë. Një nga prioritetet tona kryesore është ruajtja e bashkëpunimit shumëvjeçar me klientët tanë. Këtë e realizojmë duke ofruar produkte të cilësisë së lartë në çmime të arsyeshme, në kombinim me një shërbim miqësor, të përgjegjshëm dhe të shpejtë. Në ambjentet tona magazinuese mbajmë sasi të kënaqshme mallrash, në mënyrë që tu përgjigjemi kurdoherë nevojave tuaja dhe në kombinim me një rrjet të shpejtë shpërndarjeje mund tju dorëzojmë në kohë mjaft të shkurtër produktet.